Poliklinika MedicAL njofton për ndërprerje të përkohshme të punës më 2 maj

Poliklinika MedicAL ka njoftuar pacientët se nuk do të ofrojë shërbime ditën e shtunë, më 02.05.2026, për shkak të realizimit të procesit të dezinfektimit dhe dezinsektimit të ambienteve të klinikës.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha shërbimet do të rikthehen normalisht nga dita e hënë.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Poliklinikës MedicAL.