Policia kap mat 29-vjeçarin në Pejë me armë në brez

Policia e Kosovës gjatë patrullimit sot në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndaluar një veturë të tipit “VW Golf”, për verifikim dhe kontroll të gjësendeve të paligjshme,

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, zyrtarët policorë me të ndalur veturën kanë vërejtur se shoferi ka pasur në brez një armë të tipit TT.

Pas përfundimit të kontrollit, Policia ka konfiskuar armën, një karikator dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit të 29-vjeçarit, ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.