Policia kap katër persona me armë e municion në Klinë – FOTO

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, në qytetin e Klinës.

Aksioni u zhvillua nga data 18 deri më 22 shkurt, ku Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar gjashtë armë.

Gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Zoraki cal 9mm.
1 (një) karikator i së njëjtës armë
10 (dhjetë) copë fishekë të cal: 7.65mm
1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki cal: 9mm
1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë
10 (dhjetë) copë fishek të cal: 9mm.
1 (një) pushkë gjuetie e cal: 12GA
1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Colt cal: 45mm
1 (një) karikator i së njëjtës armë
2 (dy) copë fishekë të armës së njëjtë.
1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki
1 (një) karikator i së njëjtës armë
34 (tridhjetë e katër) copë fishek me gas 9mm.
6 (gjashtë) gëzhoja 9 mm
1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Lluger 88 cal: 8mm
1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë.