Plagosje me armë zjarri në Pejë

Një person është plagosur në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe ishte dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fehmi Agani”, në Pejë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kishin takuar dhe viktimën tjetër mashkull kosovar i cili kishte njoftuar se një predhë e fishekut e kishte goditur veturën e tij.

Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar apo arrestuar.