Personat e gjetur në Prizren dyshohet se kanë plagë nga arma

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren sot në mëngjes.

Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi i ka konfirmuar gazetarit të se dyshimet e para janë se të njëjtit kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit

“Është faza fillestare e hetimit dhe nuk mundemi me konstatu më shumë. Dy personat dyshohet të jenë bashkëshortë të moshës 55 -60 vjeçar. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare”, tha Gashi për KALLXO.com.

Gazetari i KALLXO.com që po qëndron në vendin e ngjarjes ka treguar se në shtëpinë ku janë gjetur dy personat pa shenja jete, janë ekipet e hetuesisë, mjekësia ligjore dhe prokurori kujdestar.

SHARE