Përleshje fizike mes shtatë personave në Prizren

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një nga shtatë persona të përfshirë në një përleshje fizike në rajonin e Prizrenit, përgjatë ditës së diel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, teksa ka bërë me dije se personi i dërguar në mbajtje kishte pasur një posedim një armë me karikator.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjate kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të dyshuarit, sipas raportit, kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor