Përfundon samiti për Ukrainën, liderët dalin me foto të përbashkët

Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore i mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në mbyllje të takimit, liderët realizuan edhe foton familjare bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas shkrepjes ata u futën sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ndërsa pritet që në vijim Rama dhe Zelensky të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Vlen të theksohet se gjatë, presidenti ukrainas duke falenderuar të gjitha kombet për punën e mirë që është bërë në ndihmë të vendit të tij, ka propozuar të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.