Për një Qeveri të Unitetit Kombëtar – domosdoshmëri e momentit politik

Shkruan: Dr. Haxhi Ibishi, anëtar i Kryesisë së AAK-sëNë realitetin politik që po përjeton Kosova, me tensione të brendshme, polarizim institucional dhe mungesë të konsensusit për çështjet madhore shtetërore, është bërë më se e domosdoshme të hapet rruga për një qasje të re – një qasje shtetformuese që tejkalon interesat partiake dhe e vendos shtetin mbi gjithçka.

OpinionePër një Qeveri të Unitetit Kombëtar – domosdoshmëri e momentit politik09:54 | 24 October 2025Autori: Haxhi IbishiShkruan:

Dr. Haxhi Ibishi, anëtar i Kryesisë së AAK-sëNë realitetin politik që po përjeton Kosova, me tensione të brendshme, polarizim institucional dhe mungesë të konsensusit për çështjet madhore shtetërore, është bërë më se e domosdoshme të hapet rruga për një qasje të re – një qasje shtetformuese që tejkalon interesat partiake dhe e vendos shtetin mbi gjithçka.

Sot, Kosova ka nevojë për unitet politik dhe institucional, përtej kalkulimeve elektorale e retorikës ditore. Për këtë arsye, unë propozoj që të hapet diskutimi për krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar me mandat njëvjeçar, e cila do të kishte për detyrë të adresojë disa prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet vendi.1.

Mbyllja e dialogut me Serbinë – me qasje shtetërore dhe konsensus kombëtar
Ky proces, i cili për më shumë se një dekadë ka qenë burim i përçarjeve politike, duhet të përmbyllet me unitet të plotë politik dhe institucional, duke garantuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ky është obligim kombëtar që kërkon përgjegjësi nga të gjitha partitë.2.

Strategjia Kombëtare për Anëtarësim EuroatlantikKosova duhet të miratojë një Strategji të qartë për integrim në NATO dhe BE, duke përafruar standardet politike, ushtarake dhe juridike me ato të aleancës euroatlantike.

Vetëm një vizion afatgjatë dhe gjithëpërfshirës mund ta vendosë Kosovën në rrugën e pakthyeshme të integrimit.3.

Reforma zgjedhore për rikthim të besimit qytetarReforma e sistemit zgjedhor është një ndër kërkesat më të hershme të shoqërisë. Ajo duhet të përfshijë:
• Zgjedhje me zona zgjedhore dhe lista të hapura, që fuqizojnë lidhjen e deputetit me qytetarin.

• Zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, për të rritur legjitimitetin demokratik dhe sovranitetin qytetar.

Këto ndryshime do ta afronin sistemin politik me qytetarin dhe do ta forconin demokracinë funksionale në Kosovë.4.

Rritje e dinjitetit të sektorit publikNjë prej masave që mund të rikthejë motivimin dhe profesionalizmin është rritja e pagave me 50% për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Kjo përfshin administratën, arsimin, shëndetësinë dhe sektorët tjerë që mbajnë funksionimin e shtetit.

Pa dinjitet ekonomik, nuk mund të ketë efikasitet institucional.5.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm – një vizion 20-vjeçarKosova ka nevojë për një Strategji Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm, që do të hartohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me institucionet qeveritare, akademike dhe shoqërinë civile. Kjo strategji duhet të bëhet dokument obligativ për çdo qeveri, duke garantuar vazhdimësi dhe konsensus për zhvillimin ekonomik e institucional të vendit.Në këtë dokument duhet të përfshihen:

• Reformë përmbajtësore në arsim, me theks në cilësinë, digjitalizimin dhe përshtatjen e arsimit me tregun e punës.

• Reformë funksionale në shëndetësi, për rritje të efikasitetit, profesionalizmit dhe besimit qytetar në sistemin publik shëndetësor.

Një vizion përtej partiveTë gjitha këto ide nuk janë kërkesa politike, por një vizion për forcimin e shtetësisë, barazisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ato kërkojnë guxim politik, maturi shtetërore dhe bashkëpunim institucional.

Asnjë parti, sado e fuqishme, nuk mund t’i përballojë vetëm sfidat me të cilat përballet vendi.Prandaj, është momenti që udhëheqësit politikë të tregojnë vizion dhe përgjegjësi kombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në funksion të së ardhmes së përbashkët të Kosovës.

⸻Autori:
Dr. Haxhi Ibishi

Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës