Peja në mbrëmjen e kronikës së zezë, një person gjendet pa shenja jete

Krahas shumë zhvillilmeve të zymta, mbrëmjen e sontme, pas orës 21:00 në Pejë, në rrugën “Qerim Muriqi”, një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se i vdekuri është H. Berisha 75-vjeçar.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë Policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes“, ka deklaruar zëdhënësi Gashi./