PDK- Malishevë kundër përfshirjes së Nismës Socialdemokrate në listën zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës – dega në Malishevë ka bërë të ditur qëndrimin e saj rreth përfshirjes së subjektit Nisma Socialdemokrate në listën e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Në një komunikatë pas takimit të fundit në degë dhe takimit me kryetarin e partisë, Bedri Hamza, PDK Malishevë thekson se propozimet nga degët tashmë kanë përfunduar dhe se qëndrimi i tyre mbetet kundërshtues ndaj këtij bashkëpunimi.

Reagimi i plotë:

Pas takimit të fundit në degën e PDK-së në Malishevë dhe pas takimit me Kryetarin Bedri Hamza, ku ne si degë kemi dalë me qendrimin tonë rreth përfshirjes së subjektit Nisma Socialdemokrate në listën e PDK -së. Pas deklarimit të Kryetarit Bedri Hamza se propozimet nga degët kanë përfunduar, ne si degë e PDK-së në Malishevë kemi qenë dhe jemi kundër përfshirjes së subjektit Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt në listë, sidomos në këto zgjedhje sepse koha është shumë e shkurtër për të pranuar një vendim të rëndësishëm për Malishevën.