Pas një kohe të gjatë, Monika Salihu i rikthehet muzikës

Monika Salihu është një nga këngëtarët më klasike të muzikës shqiptare.

Angazhime të tjera kanë bërë që ajo të pauzonte nga muzika për një periudhë disa vjeçare, raporton Indeksonline.

Por, me hyrjen në Big Brother VIP Kosova, emri i saj është rikthyer në temë diskutimi.

Si duket, Monika kishte përgatitur surprizë për fansat para se të hynte në shtëpinë e famshme.

Sot është lansuar projekti i saj muzikor “Tdu Hala”, prodhuar nga “Fole Publishing”.

Kënga vjen me videoklip.

Më poshtë mund ta ndiqni.