Pas dekadash shërbimi në QKMF në Klinë, pensionohet infermierja Fatime Hoti

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, sot është përcjellë në pension infermierja shumëvjeçare Fatime Hoti, duke mbyllur një kapitull të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të shëndetit publik.

Me një karrierë që përfshin dekada të tëra pune, Hoti është vlerësuar si një shtyllë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor në këtë institucion. Profesionalizmi, humanizmi dhe përkushtimi i saj ndaj pacientëve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e Klinës.

Në një ceremoni të organizuar nga kolegët dhe drejtuesit e institucionit, u theksua se kontributi i saj do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e rinj të personelit shëndetësor.

Drejtori i QKMF-së “Nënë Tereza”, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, shprehu falënderime të sinqerta për punën dhe përkushtimin e saj ndër vite, duke i uruar shëndet, paqe dhe gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.