Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai bëri të ditur se të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda.

“Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamion. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut nga Prizreni është duke menagjuar me aksidentin”, tha Bytyqi.

Pamjet nga aksidenti mund t’i shihni si në vijim: