Home Blog Page 13
Skuadra e Malishevës e ka shkarkuar trajnerin, Elon Berisha. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ky vendim ka ardhur pas humbjes së djeshme nga Prishtina e Re. Në ditët në vazhdim, Malisheva do të njoftoj trajnerin e ri
Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, konkretisht prapa marketit “Kiper”. Viktima sipas burimeve të “Jepi zë” është Ilir Brahimi nga Koshtova, i cili punonte në restorantin “Ibri”, shkruan Jepi zë Sipas raportimeve fillestare, ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese. Njësitet policore kanë dalë në vendin e...
Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Pejë. Policia njofto se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij, DHUNË NË FAMILJE Pejë / 11.04.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij, ...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit, nafta do të shitet deri në 1.84 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gasi deri në 0.89 euro për litër. Dje, nafta kishte çmimin maksimal 1.86 euro – centë për...
Ivanka Trump, vajza e presidentit të ShBA-së Donald Trump, po qëndron për një vizitë në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës. Ajo ka mbërritur aty mbrëmjen e së shtunës, shkruan Abcnews.al. Siç raportohet vajza e kreut të “Shtëpisë së Bardhë” do të pritet edhe nga kryeministri Edi Rama, cili tashmë ndodhet në jug dhe ditën e hënë do të jetë në...
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Gradualisht pritet të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-26 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.
Një 19-vjeçar nga Kosova, Bylbyl Avdulla Mazreku, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Eferdinger në Alkoven të Austrisë. I riu ishte përplasur kokë më kokë me një kamion teksa po shkonte për në punë, duke pësuar lëndime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës...
Sot shënohen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe Heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Në akademinë përkujtimore kushtuar tij, bashkëshortja, Shukrije Ramadani, ka ndarë një nga momentet më emocionale që kishte përjetuar me Ramadanin gjatë luftës. Ajo ka treguar se një nga kujtimet më të forta lidhet me një telefonatë nga fronti, kur Ramadani i kishte hapur altoparlantin në momentin...
Çmimi i naftës pësoi përsëri ulje në bursat ndërkombëtare. Aktualisht një fuçi naftë po shitet me rreth 95 dollarë nga 98 që ishte më herët duke pësuar një ulje me 3 dollarë brenda 24 orëve. Lëvizjet vijnë mes një optimizmi të kujdesshëm se lufta në Lindjen e Mesme mund të jetë drejt fundit . Negociatat midis delegacioneve amerikane...
Sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brahim Toqani nga fshati Gremnik i Klinës. I ndjeri, i lindur më 25 shkurt 1966, ishte pjesë e Brigadës 122 “I. Krasniqi”, duke dhënë kontribut të çmuar në luftën për lirinë e vendit. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS