Osmani pas takimit me Ramën: Diskutuam proceset dhe të ardhmen tonë të përbashkët

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Edi Rama, të cilin e priti sot në Presidencë,

Osmani tha se në këtë takim kanë diskutuar për Samitin e NATO-s dhe atë të procesit të Berlinit, e po ashtu për bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike. ????????????????“, ka shkruar Osmani.