Onix – Dukagjini, kryendeshja e javës së 13-të në Ligën e Parë

Java e 13-të në Ligën e Parë në futbollin e Kosovës do të rikthehet me ndeshje interesante në fundjavë.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Istog,

Të dielën, më 29 nëntor, në stadiumin “Demush Mavraj” do të luhet derbi mes Onixit dhe Dukagjinit.

Pas 12 ndeshjeve, Onixi ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë të tubuara.

Kurse, Dukagjini ndodhet në vendin e tretë me një pikë më shumë.

Ndryshe, kjo sfidë do të luhet nga ora 13:00.