Nxënësja nga Klina triumfon në Neo Science Olympiad në SHBA: Tana Camaj fiton medalje ari dhe bronzi!

Tana Camaj, nxënëse e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ka shkëlqyer në garën ndërkombëtare Neo Science Olympiad në Shtetet e Bashkuara, duke u rikthyer me dy medalje prestigjioze.

Në fushën e Kimisë, Tana arriti të fitojë medaljen e artë, ndërsa në Matematikë u shpall fituese e medaljes së bronztë, duke treguar talent të jashtëzakonshëm në disiplinat STEM.

Ky sukses i madh është rezultat i punës së palodhur të Tanas dhe mbështetjes së mësimdhënësve të saj, duke bërë krenar qytetin e Klinës dhe shkollën “Luigj Gurakuqi”.

Një arritje që frymëzon dhe vendos standard të lartë për të rinjtë shqiptarë në shkencë!