Një qytetar në Klinë goditet me plumb qorr në kokë, viktima qëndronte në oborrin e axhës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një qytetar i Klinës është plagosur në kokë.

Në raportin 24 orësh policia ka treguar se viktima është goditur nga një plum qorr.

Policia ka treguar për trajtimet që ka marrë viktima.

“Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, është thënë në raport.