Një person i lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 17:10, në fshatin Dollc të Klinës, raporton Sinjali.

Për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.