Një gjest i mirë i një qytetari nga Klina, dorëzon kuletën e gjetur me të holla në Polici

Qytetari dorëzon kuletën e gjetur me të holla në Polici

Pejë, 29 Maj 2025

Me datë 27.05.2025, në Stacionin Policor Klinё, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё-Klinё, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur, në kuletё kishte të holla në shumë prej dyzet e dy (42) euro dhe dokumente personale.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla dhe dokumentet personale.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.