Një foshnje braktiset nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës

Para disa ditësh është raportuar se në Spitalin e Pejës nga prindërit e saj është sjellë një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore,

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe e kanë lënë foshnjën e cila është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 02.04.2021 – 09:00. Nga Spitali i Pejës është raportuar se ditë më parë, nga prindërit e saj është sjell foshnja viktima femër kosovare, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe kanë lënë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë