Nisma dhe PDK bashkojnë forcat në Klinë, koalicon për zgjedhjet e 12 tetorit

Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate në Komunën e Klinës, Naser Gashi, ka nënshkruar marrëveshje për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor,shkruan Klina info

Sipas marrëveshjes së arritur, kandidat i përbashkët për kryetar të Komunës së Klinës do të jetë Sokol Bashota, ish-kryetar i komunës dhe figurë me ndikim brenda PDK-së.

Palët janë shprehur të dakorduara për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha nivelet, me synimin për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të udhëhequr komunën me një program të qartë zhvillimor.

Ky koalicion paraqet një bashkërendim të forcave politike lokale që, sipas përfaqësuesve të tij, do të ofrojë një alternativë të fuqishme dhe stabile për qeverisjen komunale pas zgjedhjeve të tetorit./Klina info/