Nipi i Hajdin dhe Ramiz Balajt, boksieri i ri që po korr suksese në Itali

Nga Klubi i Boksit “Dukagjini” i Klinës, një nga familjarët e Balajve ka fituar në Milano të Italisë,Shkruan Klina info.

Boksieri i ri ishte pjesë e KB “Dukagjini”, ndërsa tani është pjesë e klubit italian “Black Eagle Gym”, dhe po vazhdon traditën dhe rrugën e dy axhallarëve Hajdin dhe Ramiz Balaj, të cilët ishin kampion të Kroacisë dhe Bajernit, tani udhëheqës të Klubit tē Boksit “Dukagjini”, në Klinë.

Ndryshe më 4 Mars boksieri Hafiz Balaj e ka meqin e radhës./Klina info/