Nga shpejtësia pësoi vetaksident, vdes një grua në Drenas

Një grua ka vdekur dje gjatë një aksidenti në trafik,

Burimet e Gazetës në Polici, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Terstenik, Drenas, dhe derisa vetura Renault me targa lokale ishte duke lëvizur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë me kushtet e rrugës, është vetëaksidentuar.

Si pasojë, shoferja dhe një tjetër që ishin në veturë pësuan lëndime trupore, por, fatkeqësisht njëra prej tyre nuk u mbijetoi plagëve. Ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa e lënduara është dërguar në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku në vendin e ngjarjes.