Në pritje të muajit të Ramazanit, sot në qendër të qytetit të Klinesë u shpërndanë dhurata dhe hurma.

Hoxhë Blerim Musliu deklaroi se kjo tashmë është bërë tradicionale në prag të Ramazanit. Ai u shpreh në Facebook se në këto pako ka libra, hurma dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin.

S’ka se si të pritet më mirë Ramazani sesa me urime dhe dhurata për njëri-tjetrin.

Sot, së bashku me të rinjtë e xhamisë shpërndamë dhurara, brenda së cilës kishte disa libra, vaktia e Ramazanit, hurma, e mbi të gjitha shumë dashuri për njëri-tjetrin.