Në orën 11:00 nisja nga Klina për marshin “Liria ka emër”

Nesër (e martë) do të organizohet marsh për drejtësi në Prishtinë, për ish krerët e UÇK’së.

Sipas njoftimit, nisja nga Klina për në Prishtinë do të bëhet në orën 11:00, me autobusë nga stacioni i autobusëve.

Organizatorët kanë bërë thirrje që pjesëmarrësit të jenë të pranishëm para kësaj ore për t’u nisur me kohë drejt kryeqytetit.

Tubimi qendror pritet të mbahet në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Sipas OVL-UÇK-së, marshimi organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre që po mbahen në Hagë.