Në Klinë shënohet 7 marsi, dita e mësuesit

Në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë është mbajtur ceremoni solemne më rastin e ditës së mësuesit, 7 marsin, ku morën pjesë kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i kuvendi, z. Fadil Gashi, drejtori Arsimit, z. Enver Gashi, mësues dhe drejtorë dhe nxënës të shkollave të komunës së Klinës.

Me këtë rast kryetari Elezaj iu shprehi urime të gjithë mësuesve për festën e 7 marsit dhe theksoi se kujtojmë me respekt të gjithë mësuesit dhe atdhetarët që dhanë një kontribut shumë të rëndësishëm në përhapjen e dijes në trevat shqiptare dhe edukuan në frymë patriotike breza të tërë.

Elezaj tha se Komuna e Klinës çdo herë do të ketë prioritet përmirësimin e kushteve në sektorin e arsimit, me qëllim që mësimdhënësve të iu krijojmë kushte të mira pune në edukimin dhe arsimimin e të rinjve.

Gjatë kësaj ceremonia më një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Enver Gashi, i cili vlerësoi kontributin e mësimdhënësve në edukimin dhe frymëzimin e të rinjve në frymë patriotike.

Në fund u ndanë mirënjohje për mësuesit pensionistë, mësuesit e dalluar dhe personel arsimor si dhe nxënës të dalluar nga të gjitha institucionet edukativo arsimore në Komunën e Klinës.

Po ashtu, Drejtoria e Arsimit ndau mirënjohje post mortum për ish mësuesin Filip Berisha.

https://kk.rks-gov.net/kline/news/ne-kline-shenohet-7-marsi-dita-e-mesuesit-2/