Në Klinë certifikohen mësimdhënësit e parë të programit prestigjioz Lions Quest, hap i madh drejt reformimit cilësor të arsimit

Në një atmosferë solemne dhe dinjitoze, në praninë e Kryetarit të Komunës së Klinës,
Z. Zenun Elezaj, Drejtorit të Arsimit dhe përfaqësuesve institucionalë të sektorit arsimor, në ambientet e Kuvendit Komunal të Klinës u zhvillua ceremonia e certifikimit për katër grupe të mësimdhënësve të trajnuar në kuadër të programit Lions Quest.

Ky moment shënon një etapë domethënëse dhe një fillesë premtuese në procesin e implementimit të programit, duke dëshmuar përkushtimin vizionar dhe seriozitetin profesional të mësimdhënësve – të cilët me përgjegjësi të lartë pedagogjike dhe motivim të admirueshëm janë bërë bartës të ndryshimit cilësor në arsim.

Lions Quest është një program prestigjioz ndërkombëtar i zhvillimit social-emocional, i konceptuar për të kultivuar kompetenca jetësore, integritet personal, vetëdije sociale dhe kulturë bashkëpunimi në mjedisin shkollor. Ai përfaqëson një investim afatgjatë në formësimin e karakterit dhe në ngritjen e një brezi të përgjegjshëm, empatik dhe të qëndrueshëm në vlera.

Mirënjohje dhe respekt i thellë për të gjithë mësimdhënësit e certifikuar, për angazhimin e tyre shembullor dhe për vizionin arsimor që po e materializojnë me përkushtim.
Së bashku po konsolidojmë themele të reja të edukimit bashkëkohor në komunitetin arsimor.

Lions Clubs International Foundation
Lions Clubs International
Lions Quest Kosovo