Në Itali gjysma e vendit në zonë të kuqe, bllokim total në disa rajone

Qeveria italiane ka miratuar rregulloret që mundë të çojnë gjysmën e vendit, duke përfshirë zonën e Lazios, rajoni përreth Romës, të hyjë në bllokim të plotë nga e hëna si pasojë e rritjeve të rasteve.

Kabineti i kryeministrit Mario Draghi, i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në zonat e kuqe me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100,000 banorë.

Sipas Guardian, rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e Hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos.

Campania dhe provinca e Bolzanos ishin tashmë në zonën e kuqe dhe do të qëndrojnë atje, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Val  d’aosta do të jenë në zonën portokalli pak më pak të rreptë. Sardenja ishte klasifikuar në fillim të këtij muaji në zonën e bardhë me rrezik më të ulët dhe do të qëndrojë kështu.

Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fundjavën e Pashkëve, gjatë së cilës i gjithë vendi, përveç Sardenjës, do të klasifikohet zonë e kuqe.

Italia regjistroi 25,673 raste të reja të Enjten dhe 373 viktima të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101,184