Në fshatin Jagodë po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje

Në fshatin Jagodë të Komunës së Klinës, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, i pranishëm ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina.

Drejtori Morina, me këtë rast ka thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.

Sipas drejtorit Morina, ujitja e fushës së këtij fshati, kontribuon në rritjen e rendimenteve dhe stabilizimin e prodhimit të bimëve.

Ndërsa, këto projekte kanë avantazh në sigurimin e prodhimit të lartë dhe të cilësisë, pavarësisht nga kushtet klimatike të vitit, si dhe cilësinë e prodhimit.

SHARE