Ndërpritet ndeshja Suedi-Belgjikë, shkak vrasja e dy tifozëve suedezë në Bruksel

Është ndërprerë ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u zhvillua dhe u mbyll 1:1, por pjesa e dytë nuk ka nisur fare.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat suedeze, ekipi kombëtar i Suedisë ka refuzuar të kthehet në fushë për pjesën e dytë.

Ky refuzim i tyre thuhet se vije pasi ata morën lajmin që dy shtetas suedezë janë qëlluar për vdekje në Bruksel.

Me të marrë lajmin gjatë pushimit mes pjesëve, ekipi i Suedisë nuk ka pranuar të luajë më.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi final rreth kësaj ndeshje.