Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë e shfaqin banerin “Kosova është Serbi”

20’ Tifozët rumunë e kanë shpalosur banerin “Kosova është Serbi”. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe nuk dihet nëse ndeshja do të rinis.

15’ Në “Nations Arena” është luajtur një çerek ore lojë mes Rumanisë e Kosovës, ku dardanët po vazhdojnë ta kenë dominimin në fushë. Zhegrova në minutën e 11-të të takimit rrezikoi portën rumune me një goditje, por atë e ndali portieri Moldovan.

6’ Kanë kaluar gjashtë minuta lojë në “Nations Arena”, ku Kosova deri në këto momente e ka një dominim të lehtë përballë rumunëve.

1’ Ka nisur ndeshja në mes Rumanisë e Kosovës, të parët që luajnë me topin janë rumunët.

Kosova sonte do të ndeshet me Rumaninë në “National Arena” nga ora 20:45.

Tashmë të dy kombëtaret kanë bërë zyrtare formacionet, ku ndryshimi te Kosova është Zhegrova i cili do ta nisë ndeshjen nga fillimi.

Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vovjoda, Berisha, Loshaj, Berisha, Paqarada, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.

Rumania: Moldovan, Ratiu, Dargusin, Scerciu, Cicaldau, Puscas, Stanciu, Bancu, Hagi, Burca dhe Coman.