Ndarja e 100 eurove, kur pritet t’i marrin punëtorët e sektorit privat?

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ditë më parë kishte hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Sipas MFPT-së, kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar.

Aplikimi [https://apps.atk-ks.org/Subvencionim] për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

“Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022”, thekson MFPT-ja, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, ministria thekson se punëtorët që janë deklaruar më vonë se kjo periudhë tatimore, ndarja e këtyre mjeteve do t’i marrin në fund të muajit qershor.