Moti sot, vranët dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë kryesisht mot i vranët.

Sipas IHK-së, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në parashikimin e IHK-së.