Milani barazon ndaj Udineses, edhe një hap prapa për titull (VIDEO)

Milani ka bërë një hap prapa në luftën për titullin e kampionit të Serie A, duke barazuar me Udinesen, në kuadër të javës së 27-të.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me Rafael Leaon, në minutën e 29-të, teksa me ketë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Udinese pas shumë tentimeve arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 66-të, Iyenoma Destiny Udogie.

Milani u mundua deri në fund të ndeshjes që ta fitojë ndeshjen, por që nuk arriti që t’i konkretizojë rastet e shumta.

Rossonerët pas barazimit mbetet në pozitën e parë me 57 pikë, por Interi ka dy ndeshje më pak të zhvilluara me 54 pikë. /Klankosova.tv/

SHARE