Mbyllet një lokal në Prizren pasi u helmuan shtatë persona

Në Prizren një lokal është mbyllur nga inspektorët sanitarë për shkak se shtatë persona janë helmuar nga ushqimi.

Persona që u helmuan u dërguan në spital, ndërsa rasti po hetohet.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.