Maunet me naftë nga Serbia hyjnë në Kosovë (Foto)

Disa maune me derivate të naftës janë futur nga Serbia në Kosovë, përkundër taksës prej 100 për qind që vazhdon të aplikohet ndaj mallrave të shtetit fqinj.
Portali “Front Online” ka siguruar fotografi nga njëri terminal doganor i Kosovës të disa mauneve me derivate të naftës nga kompania serbe “Knez Petrol”, derisa pritnin për për t’i kryer procedurat doganore.

Zyrtarët për informim në Doganën e Kosovës kanë deklaruar për portalin “Front Online” se maunet me derivate të naftës kanë hyrë si donacion nga Serbia për Komunat e Graçanicës, Parteshit dhe për Kishën Ortodokëse, të cilat janë të liruara nga taksat kufitare.

“Rasti në fjalë me derivatet e naftës  ka të bëjë me lirimin e donacioneve, të cilat ndërlidhen për sezonën dimërore të ngrohjes si:  Çerdheve, spitaleve, shkollave, etj, për sezonin e ngrohjes 2109/2020 për Komunat Graqanice, Partesh dhe Kishën Ortodokse Serbe” ka deklaruar zëdhënësi  i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për “Front Online”.

Nga Dogana kanë thënë sengarkesat e tilla, sipas ligjeve në fuqi, nuk i nënshtrohen obligimeve doganore.
“Sipas Ligjit nr. 04/L-163 (Për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor)  si dhe Kodit Nr. 03/L-109 (Kodit Doganor dhe të Akcizave) dhe udhëzimeve të pranuara nga QRK nga obligimet doganore dhe masa mbrojtëse janë liruar donacionet e huaja të destinuara (shembulli  i potencuar me origjinë nga Serbia) përmes  Ministrisë përkatëse të QRK-së” ka deklaruar zëdhënësi i Doganës.

Ai ka shtuar se Dogana e Kosovës në vazhdimësi e ka implementuar vendimin e  Qverisë për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja,  me ç’ rast ka trajtuar edhe të gjitha donacionet që e kanë respektuar këtë