Mbyti me sëpatë të atin në pyll, më parë kishte tentuar të vriste të ëmën

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë që ndodhi rreth gjysmë ore më parë në fshatin Shalës në Memaliaj, ku u raportua për një krim në familje.

Shtetasi Arjan Shahaj, 35 vjeç vrau me sëpatë të atin, Iljaz Shahajn, pas përshkallëzimit të një konflikti verbal mes tyre, teksa kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.

Mësohet se 35-vjeçari ka tentuar pak kohë më parë të vrasë një kushëri, ndërsa në vitin 2003 ka tentuar po ashtu të vrasë edhe të ëmën, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, forcat policore janë vënë në ndjekje të tij.