“Lutja e Nanës” – kënga prekëse e Bledi Racajt kushtuar 7-vjeçarit Leotrim Ahmetit

Këngëtari nga Klina, Bledi Racaj, se fundmi ka sjellë një projekt muzikor shumë të ndjeshëm, të dedikuar për Leotrim Ahmetin, 7-vjeçarin nga Rezalla e Skenderajt, i cili u vra nga forcat serbe.

Kënga është pritur mirë dhe është shpërndarë edhe nga familjarët e Leotrimit, ndërsa po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Projekti mban titullin “Lutja e Nanës” dhe tashmë është publikuar në kanalin YouTube.