Luigj Ademi 37-shi i AAK’së gjen mbështetje dhe mirëpritje nga banorët e Zajmit, Deiqit dhe Gremnikut

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet në Kuvendin e Kosovës, Luigj Ademi, ka zhvilluar takime me banorë e fshatrave Zajm, Deiq dhe Gremnik.

Gjatë këtyre takimeve, Ademi ka prezantuar vizionin dhe prioritetet e tij politike, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të interesave të qytetarëve në Kuvend, shkruan Klina info.

Ai ka premtuar angazhim maksimal dhe punë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenien e qytetarëve./Klina info/

Luigj Azemi në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 37.