Luigj Ademi takon banorët e Grabnicës, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Luigj Ademi, mbrëmë ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Grabnicë.

Ademi është pritur ngrohtësisht nga banorët, me të cilët ka diskutuar për shqetësimet dhe nevojat e komunitetit lokal.

Gjatë këtij takimi, ai ka theksuar se angazhimi i tij politik do të fokusohet në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, duke premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ademi në listen zgjedhore të AAK-së mban numrin 37.