Luan Rudaj sonte ora 21.00 ndeshje për kampion bote në Tailandë

Luan Rudaj kampion në dy federata botërore, sonte do të ndeshet për titull bote All Fight Sistem Organisation A.F.S.O, e cila është njëra prej federatave më të njohura ne skenën e Thaiboxit (titullin botëror ne Muay Thai rules me peshë deri në 58kg.) që do mbahet në Thailand, Rawai Boxing Stadium në Phuket

Ndeshja që zhvillohet sonte rreth orës 21:00 transmetohet në TV Syri.*

Sot në ditëlindjen e tij 29 vjeç ai do të ndeshet me kundërshtarin Tajlandez 32 vjeçarin Sornpharam Thailandezi nje luftarak shume i pa përshtatshëm dhe me mbi 100 paraqitje në ring.

Ndeshja do të zhvillohet sonte rreth orës 21:00 në një atmosferë impozante dhe transmetohet ekskluzivisht në TV Syri dhe ne rrjetin social FB.

Ekipi i TV Syri nga Zvicra i dëshirojmë suksese Luanit!

Për TV Syri

Besim Laci