Kandidatja e LDK-së për komunën e Klinës, Rudina, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Zajm, ku është pritur në konakun e njohur të familjes Gashi. Takimi është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025.
Një nga momentet kryesore të ngjarjes ishte pjesëmarrja e Anton Kolajt – ish-bashkëpunëtor i ngushtë dhe krahu i djathtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Njoftimi i plotë:
Në konakun e familjes Gashi në Zajm, na priti kandidatja Rudina.
Kisha nderin që në këtë takim u bashkëngjit edhe krahu i djathtë i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Anton Kolaj.
Me motivimin e pashterrur iu drejtua banorëve për mbeshtetjen e tyre të cilët e treguan që nga fillimet e LDK-së.
Bashkë shpalosëm nevojat dhe planin për komunën tonë që e ardhmja të jetë më e mirë.
#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113