Sonte në Sferkë, kandidatët për Asamble Komunale në Klinë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Gashi, Blerton Gashi dhe Rilind Gashi, zhvilluan një takim me banorët e kësaj nëndege, ku atmosfera ishte e mbushur me dinamizëm, solidaritet dhe entuziazëm.
Në këtë tubim morën pjesë edhe Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, kandidati për kryetar komune Arben Limanaj, kryetari i degës Alban Rraci, nënkryetari Ndrec Zefaj, anëtarë të kryesisë dhe kandidatët për Asamble, të cilët së bashku me qytetarët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për ekipin fitues të LDK-së.
“Ne sollëm një mesazh të drejtpërdrejtë ndryshimi, besimi dhe angazhimi për të ardhmen e Klinës.
Ne vendosëm të triumfojmë me mbështetjen e popullit, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta çojë Klinën drejt një të ardhmeje më të mirë,” thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Klinë.
#meKlinënPërtej
#LDK113