LDK i kthen përgjigje Kurtit, propozon qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë.

LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme.

Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje. /Telegrafi/