Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale

Kuvendi i Kosovës me 62 vota për, e ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me 64 vota për, është votuar edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Vota kundër dhe abstenime për këto projektligje nuk ka pasur.