Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua në Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.