Kryetari Elezaj njofton se po vazhdon puna për rregullimin e urës në fshatin Pogragjë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në rrjetin social FB, ka bërë të ditur se po vazhdon puna për rregullimin e urës në fshatin Pogragjë.
Ky është postimi i Elezajt:

Ura në fshatin Pogragjë, sikurse shihet në foton e parë, ka qenë në gjendje shumë të keqe e banorët që për më shumë se 20 vite s`i ndalën kërkesat për rregullimin e saj, mbetën në mëshirën e fatit e u përballen me vështirësitë e qarkullimit të përditshëm.
Jam vërtetë i lumtur që tashmë këtij problemi po i vjen fundi dhe me investimin e komunës po bëhet rregullimi i urës, e cila brenda një kohe të shkurtër do të jetë e gatshme për qarkullim duke ofruar për banorët e kësaj ane siguri më të madhe në komunikacion.
Bashkë me bashkëpunëtorë sot kemi inspektuar realizimin e punimeve dhe kemi kërkuar nga kompania punëkryese që punimet të kryhet në afatin e paraparë me kontratë.