Kryetari Elezaj mirëpret delegacionin nga Selenica, fokus bashkëpunimi dhe projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur sot në një takim vëllazëror delegacionin nga Bashkia e Selenicës, Qarku i Vlorës, në krye me Nertil Bellaj, shkruan Klina info.

Gjatë takimit, Elezaj prezantoi zhvillimet në Komunën e Klinës, duke përfshirë gjendjen ekonomike dhe sociale, projektet e realizuara dhe ato në planifikim, si dhe aktivitetet kulturore. Po ashtu, u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha të ndryshme.

Palët ndanë përvojat në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, menaxhimin e shërbimeve publike, transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Kryetari Bellaj vlerësoi mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale.

Në përfundim, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin dhe të konkretizojnë bashkëpunimin në të ardhmen, veçanërisht në fushën e kulturës.

Statusi i tij i plotë:

TAKIM VËLLAZËROR ME BASHKINË E SELENICËS, QARKU VLORË

Ishte kënaqësi e veçantë që sot, së bashku me nënkryetarin Fadil Gashi dhe kryesuesin e Kuvendit, Enver Berisha, të mirëpresim në Klinë, në një takim vëllazëror, kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Qarku i Vlorës, Nertil Bellaj, nënkryetarin Artan Haxhiaj, kryetarin e Këshillit të Bashkisë, Nimet Dapaj, si dhe këshilltarë e drejtues të administratës së bashkisë.

E falënderova kryetarin Bellaj për vizitën dhe e njoftova më gjerësisht me zhvillimet në Klinë, duke përfshirë gjendjen ekonomike dhe sociale, projektet e realizuara dhe ato që janë në planifikim, aktivitetet kulturore, si dhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit, ndamë përvojat tona në qeverisjen lokale, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, menaxhimin e shërbimeve publike, transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Kryetari Bellaj shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale.

Në përfundim, u dakorduam që të vazhdojmë koordinimin dhe të konkretizojmë bashkëpunimin përmes bashkëpunimeve të përbashkëta në të ardhmen në fushën e kulturës.