Kryeimami Blerim ef. Musliu uron muajin Ramazan dhe jep një njoftim me rëndësi

Këshilli i Bashkësisë Islame i Klinës i uron të gjithë besimtarët për fillimin e muajit Ramazan.
Duke e lutur Zotin që ky muaj të jetë muaj i faljes, i mëshirës dhe i afrimit. Përveç me Zotin, kjo të jetë edhe me njëri-tjetrin.
Ju njoftojmë që edhe këtë vit do të ketë bukë falas gjatë tërë muajit Ramazan pēr të gjithë qytetarët nevojtarë të Klinës, pa dallime fetare.
Bukët merren te furra “Beni Lr”, afër market “Albinit”.
Zoti i shpërbleftë bamirësitë!